Komisioi shtetëror për parandalimin e korrupsionit është sinonim i institucionit shtetëror të robëruar dhe keqpërdorur nga ana e VMRO-DPMNE-së, ndërsa dëshmi e fundit është aksioni i tyre i pasuksesshëm që të pengojnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit dhe të mbrojnë krimin e VMRO-DPMNE-së.

Në vend që të ndalojnë korrupsionin, krimin dhe keqpërdorimet, Komisioni gjatë viteve të kaluara ka punuar në mënyrë selektive, jo-profesionale dhe ekskluzivisht në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit të VMRO-DPMNE-së. Me mos-procedimin e qindra paraqitjeve, skandaleve dhe dyshimeve për krim, komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit u shndërrua në bashkëpjesëmarrës në qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së.

Puna e deritanishme e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit është dëshmi për partizimin e skajshëm të institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe e vërteton nevojën për procesin e filluar të çlirimit dhe profesionalizimit të institucioneve shtetërore.