Nikolla Gruevski është njeriu që më së shumti u shkaktoi probleme qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë.

I varfëroi qytetatrët, e shkatërroi shtetin, tani Gruevski po tallet me zgjidhjen e problemit të cilin vet e ka krijuar.

Nikolla Gruevski nuk ka kapacitet të kupton thelbin e reformave që sjellin përparim, më shumë para për qytetarët, standard jete më të lartë, transparencë, ndershmëri, ai din vetëm marrëveshje biznesore të dyshimta, provizione milionshe, tenderë kriminal, parcela në Vodno etj….

Kaos po ndodh vetëm në kokën e Gruevskit, i përballur me përgjegjësinë për keqbërjet ndaj qytetarëve dhe shtetit tani në mënyrë qyqare po tenton ti mbrojë kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilët përfunduan në kiminalitet duke plotësuar qorazi kërkesat dhe urdhërat e tij në 11 vitet e kaluara.

Me ikjen e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit nga pushteti u ndalua puna kriminale në dëm të qytetarëve por u ndaluan edhe harxhimet e panevojshme të parave të qytetarëve. Transparenca dhe ndershmëria në menaxhimin e shtetit janë vlera të reja të cilat janë të vendosura në udhëheqjen e shtetit.

Maqedonia tani ecë përpara me qeveri që punon në interes të qytetarëve. Reformat po implementohen, pason zgjidhje përfundimtare e statusit të 3.000 punëtorëve të falimentuar, rritje e pagës minimale në 12.000 denarë, ndihmë më të madhe shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Për atë LSDM është favorit në zgjedhjet lokale, për atë se në qendër të vëmendjes të politikave të reja janë qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre.