Stevçe Jakimovski përseri nuk përgjigjet në pyetjet e bëra dhe në vend që të mos i akuzon qytetarët për kaosin në komunën e tij ai në stilin e njohur bën blasfemi dhe shpërndanë të pavërteta.

E rikujtojmë kryetarin Jakimovski se qytetarët japin mandat por të njejtit qytetarë edhe marrin mandat!

Për kaosin në komunën Karposh nuk janë fajtorë qytetarët por sjellja arrogante, e pabazuar dhe e papërgjegjëshme e Stevçe Jakimovskit, partnerit të Nikolla Gruevskit.

Kërkojmë debat publik për PUD në Karposh 3, menjëherë të ndalohet deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale. Hapësirat e gjelbruara duhet të jenë të mbrojtura nga qëllimet përfituese të Jakimovskit, në interes të qytetarëve.

Në lidhje me blasfeminë dhe gënjeshtrave të plasuara nga ana e shefit të kabinetit Prengjov dhe Komunës Karposh, të dërguara tek kryetari i organizatës komunale të LSDM-së, presim kërkim falje dhe tërheqje, në të kundërtën do të pason procedurë ligjore, në pajtueshmëri me ligjet, thuhet në kumtesën e LSDM-së.