Me iniciativat e pakuptimta, absurde dhe që nuk mbajnë për interpelanca, VMRO-DPMNE vazhdon në mënyrë dëshpruese duke tentuar të pengojë reformat dhe projektet që shumica e qytetarëve i ka votuar.

Interpelanca e paraqitur për ministrin e kulturës Robert Allagjozovski, vetëm e vërteton se VMRO-DPMNE nuk merakoset as për kulturë, as për qytetarë, por thjeshtë merakoset për fshehjen e krimit dhjetë-vjeçar që udhëheqësia e kësaj partie e ka bërë, sidomos me projektin Shkupi 2014. VMRO-DPMNE 11 vite e ka partizuar kulturën dhe ka harxhuar mbi 600 milion euro para të popullit në tenderë të dyshimt për projektin Shkupi 2014, përderisa trashëgimia e vërtetë kulturore më qëllim është lënë të shkatërohet.

Të kota dhe dëshpëruese janë tentimet e VMRO-DPMNE-së që përmes interpelancave absurde t’i pengojnë reformat dhe ta fshehin krimin bashkë ne keqbërjet që ushtruan ndaj trashëgimisë. Në vend të qasjes së papërgjegjëshme dhe kriminale ndaj kulturës që VMRO-DPMNE e ka praktikuar me vite, ministri i kulturës dhe ministria udhëheqin politika dhe projekte të reja, efikase dhe inkluzive në kulturë me çka sjellin përparim dhe mbrojtje në aktivitetet kulturore.