Partizimi i shtetit dhe keqpërdorimi i institucioneve ishte qëllimi kryesor i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së e cila e bëri Maqedoninë shtet të robëruar dhe të partizuar. Shembulli më tipik për atë ishte partizimi i Ministrisë së punëve të brendshme që VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski e shndërruan në MVRO-VMRO.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar proces për çlirimin e institucioneve të robëruara nga ana e VMRO-DPMNE-së, profesionalizimin e tyre dhe funksionimin e tyrë në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Plani reformator qeveritar 3-6-9 siguron institucione shtetërore të pavarura, të lira dhe efikase në vend të të qenurit në shërbim të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, do të bëhen shërbim i vërtetë për qytetarët, që asnjëherë më tutje të mos përsëritet partizimi që VMRO-DPMNE e kishtë bërë për 11 vite.