Përfundoi partizimi masiv dhe keqpqerdorimi i institucioneve shtetërore që ishte tipari kryesor i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar proces të çlirimit të institucioneve të robëruara nga VMRO-DPMNE dhe çka do të sigurohen institucione shtetërore profesionale dhe të pavarura, të cilat në vend të interesit të individëve dhe partive, do të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Pas zgjedhjeve lokale, procesi i tillë i çlirimit të institucioneve të partizuara dhe robëruara do të vazhdojë edhe në nivel lokal. Çdo qytetar do t’a gjejë vendin e tij në shoqërinë e përbashkët që sjellë mundësi të njejta, ndërsa personat që kanë bërë presione dhe ndjellë urrejtje, nuk do munden edhe më tutje të udhëheqin me institucionet shtetërore dhe do duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre.