Është dëshpruese që Nikolla Gruevski, njeriu që e robëroi shtetin për realizimin e interesave vetanake fitimprurëse, sot të aktrojë kinse është i shqetësuar për gjedjen e ekonomisë. Është dëshpruese dhe dinake që njeriu që ka dakorduar dhe marrur miliona provizione nga autostradat, sot të flet për ndërtimin e tyre. Mu për atë, Gruevskit tashmë askush nuk i beson, ndërsa më së shumti nuk i besojnë tek partia e tij.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM po e përmirëson infrstrukturën dhe i sanon dëmet milionshe në autostrada që janë pasojë e paaftësisë së Qeverisë së kaluar dhe e apetiteve kriminale të Gruevskit. Përmes punës së përgjegjme të Qeverisë, shteti po zhvillohet, ndërsa paratë e qytetarëve në vend të barokut, palmave, rrotave dhe përmendoreve, shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, pensione më të larta, për ndihmë për të falimentuarit dhe rritje të mbështetjes financiare për ndërmarrjet vendore.

Përfundoi koha kur Nikolla Gruevski përmes lajmeve të rrejshme dhe kritikave boshe mundej t’i gënjente dhe manipulonte qytetarët. Qytetarët çdo ditë dëshmojnë për dallimin në mes punës kriminale dhe destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit, si dhe punës së ndershme dhe efikase të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM. Dallimi çdo ditë është edhe më i qartë dhe për atë sot Gruevski është në opozitë dhe vetëm kështu bindshëm do t’i humb edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.