Informatat e fundit në media edhe njëherë vërtetojnë se VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski qëndrojnë pas sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill, dhe sulmeve të përgjakshme që ndodhën atë ditë.

Deklaratat e publikuara tregojnë se në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, në kundërshtim me interesat e qytetarëve, struktura të pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, në institucione, kanë lëjuar agjent të huaj për të hyrë në Kuvend.

Ngjarjet e përgjakshme në Kuvend ishin rezultat i dhunës që për një kohë të gjatë bënte thirrje Nikolla Gruevski, ashtu si edhe provokimet, urrejtja, ndasitë të krijuara nga VMRO-DPMNE dhe nga bashkëpunëtorët e tyre.

Maqedonia zgjedhi ndryshimet dhe tani hap pas hapi, drejt vlerave që nënkuptojnë unitet, respekt, qetësi dhe tolerancë.

Por, përgjegjësi ndaj të gjithëve që ishin pjesëmarrës në dhunën në Kuvend, si edhe për të gjitha keqbërjet të porositura dhe të realizuara nga udhëheqësia e VRMO-DPMNE-së duhet të këtë, që asnjëherë të mos përsëritet.