Djegia e sotme e deponisë së egër në qytetin e Tetovës, më të drejt ngriti shqetësimin dhe alarmin e qytetarëve të brengosur të Tetovës.

Thellë të shqetësuar nga kjo “bombë” helmuese, kërkojmë përgjegjësi nga Krerët Komunal të Tetovës, që për një kohë të gjatë nuk po e gjejnë zgjidhjen e kësaj deponie, që po shëndrohet në katastrofë ekologjike.

Kërkojmë përgjegjësi, edhe nga organet e rendit që të zbulojnë edhe “piromanët” që mund ta kenë shkaktuar me ose pa qëllim këtë djegie që sot nxiu qiellin e Tetovës.

Njëkohësisht kërkojmë përgjegjësi edhe nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria e RM, që tju japë fund problemeve me deponitë e egra që fatkeqisht janë prezente në Komuna relativisht të banuara me shumicë shqiptare.

LR PDSH – Dega Tetovë