Lodrat e fëmijëve në parkun e Gërmisë janë tmerrësisht të shkatërruara dhe rrezikojnë që fëmjët të lëndohen.

Një nënë sot kishte dërguar fëmijën e saj në këtë park mirëpo kishte qenë e pamundur ta shijonte lojën pasi gjendja në të cilin janë rrezikojnë atë.

Nënë e shqetësuar ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes në redaksinë e lajmi.net.

Se a do të merren masa nga Komuna  e Prishtinës për rregullimin e tyre kjo mbetet të shihet në ditë në vazhdim, deri atëherë urojmë që fëmijët të mos lëndohen.