Liverpooli ka refuzuar 125 milionë euro nga Barcelona për Coutinhon.

Edhe zyrtarisht Liverpooli ka refuzuar ofertë prej 125 milionë eurove të Barcelonës për Philippe Coutinhon dhe kanë përsëritur se lojtari nuk është në shitje, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

 “Goal.com” shkruan se Liverpooli nuk dëshiron të shesë lojtarin ashtu siç u bë e ditur ditë më parë në komunikatën zyrtare të klubit: “Coutinho do të mbetet lojtar i Liverpoolit kur të mbyllet afati kalimtar veror”.

Por, vazhdimisht është raportuar se Coutinho dëshiron transferimin në “Camp Nou” dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë kur Barcelona të përmirësojë ofertën.

Katalunasit detyrimisht do të bëjnë një gjë të tillë pasi kanë nevojë për përforcime pas largimit të Neymarit dhe humbjes nga Real Madridi në dy ndeshje me radhë.

Refuzimi i ofertës nga ana e Liverpoolit për Coutinhon erdhi një ditë pasi Pep Segura i Barcelonës tha i bindur se janë shumë afër arritjes së marrëveshjeve për Coutinhon dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Por, pas klubit gjerman, tani edhe ai anglez mohoi diçka të tillë