Liverpool tashmë ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit Philippe Coutinho, i cili do të transferohet në Barcelonë

Është vetëm çështje orësh transferimi i Philippe Coutinhos nga Liverpooli në Barcelonë, pasi të dy skuadrat janë shumë pranë marrëveshjes.

 Coutinho do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, ndërsa Liverpool do të përfitojë mbi 150 milionë euro nga kjo shitje.

Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës angleze të interesohen menjëherë për yllin e Monacos, Thomas Lemar.

Sipas Goal, Liverpool ka gati 80 milionë euro për Lemar, i cili do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Liverpoolit.

Francezi kërkohej edhe nga skuadrat tjera të mëdha evropiane, por interesimi i fundit i Liverpoolit ka bindur edhe drejtuesit e Monacos për ta shitur