Liverpool ka refuzuar propozimin më të ri prej 22 milionë funtash nga Crystal Palace për Mamadou Sakho.

Goal shkruan se kjo ishte përpjekja e tretë e Palace për të marrë shërbimet e lojtarit të Liverpool gjatë kësaj vere, por që ishte hedhur poshtë, pasi që “të kuqtë” kërkojnë një shumë më të madhe, më saktë 30 milionë funta.

Mesazhi i është dërguar shefit të Palace, Steve Parish, i cili pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të kthejë përgjigjen sa i përket çmimit të kërkuar nga Liverpool.

Siç ka zbuluar Goal, Sakho tashmë është pajtuar me kushtet personale me skuadrën nga Selhurst Park.

Leicester City, West Brom dhe West Ham po ashtu kanë shprehur interesimin për shërbimet e lojtarit francez, por duket se ai synon që të kalojë te Palace.