Neymar do të prezantohet para afër 50 mijë tifozëve “Parc des Princes”.

Neymar do të prezantohet para tifozëve në “Parc des Princes” para sfidës me Aimes në kuadër të xhiros së parë në Ligue 1.

25 vjeçari nuk do të mund të debutojë, për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit.

Ai do të prezantohet para afër 50 mijë tifozëve, i cili u shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në histori, 222 milionë euro pagoi PSG-ja për ta marrë nga Barcelona, shkruan Gazeta Express.

Braziliani u prezantua dje zyrtarisht, por sot do ta bëjë para mijëra tifozëve në “Parc des Princes” dhe në videon më poshtë mund ta ndiqni LIVE prezantimin e 25 vjeçarit.

Neymar Jr presentation at the Parc des Princes by PSG