Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi ka mbërritur nga Stambolli në Prishtinë.

Arkivoli i tij ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Duke filluar nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet.

Ai ka ndërruar jetë dje në spitalin e Stambollit, ku vuante nga sëmundja e sulmit në tru, transmeton KP.

Personalitete të larta politike të vendit dhe të rajonit kanë ngushëlluar familjen dhe popullin e Kosovës për humbjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1612343292163553/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]