Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur këtë të diel punimet e saj, ku do të prezantohen raportet e grupeve të punës të ngritura nga kryetari i partisë Edi Rama pas zgjedhjeve.

Ashtu siç ishte parashikuar në axhendë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi bëri hapjen e Asamblesë. Në fjalë e tij, ai tha se “fitoren e 25 qershorit, Partia Socialiste nuk e pa me eufori, po me përgjegjësi”.

“Fitoren e 25 qershorit PS nuk e pa me eufori, por me modesti, gjë që u shpreh që në deklarimin e parë të kryetarit të partisë pas dhënies së rezultatit përfundimtar. U ngritën 4 grupe pune për të përgatitur këtë mbledhje të asamblesë kombëtare, por edhe për të bërë realitet angazhimet elektorale që ne morëm”, tha Ruçi.

Në fillim të asamblesë, rendin e ditës do ta hapë prezantimi i raportit të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.

Më pas vijon me raportin e dëgjasve publike, atë të grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

Tre raportet e mbetura janë ai për lehtësimin e procedurave burokratike, per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS dhe miratimi më pas i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

Më pas fjala përmbyllëse i takon kreut të partisë Edi Rama i cili do të flasë për bilancin politik të 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri..

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155087091446523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]