Me rastin e miratimit të tekstit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë, Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik, Hazbi Lika do të bëjnë prezantimin e detajave të përmbajtjes së tekstit të Propozim ligjit që u miratua nga Qeveria e RM, raporton TetovaSot.

Në këtë takim marrin pjesë Kryeminstri Zoran Zaev, zv.kryeministrat Hazbi Lika, Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski, si dhe ministrat e kabinteti qeveritar.

Preznatimi i ligjit për gjuhën shqipe është duke u mbajtur në hotelin Lihnidos në Ohër, ku pas takimit pritet në çdo moment të ketë edhe konferncë për shtyp nga Lika, Osmani dhe Zaev./TetovaSot/