Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i Kuvendit Adem Mikullovci tha se seanca nuk mund të mbahet nëse PAN-i nuk shkon në seancë.

Sipas tij pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët procesi nuk mund të ecë përpara pasi që e drejtë për kandidaturën për kryetar të Kuvendit është e drejtë e PAN-it.

Mikullovci tha se do ta pranojnë një kandidat tjetër përveç Kadri veselit por nuk do të pranojnë kushtet e ofruara nga kryetari i PDK-së.

“Esenciale është që të zgjidhet kryetari e pastaj pesë nënkryetarët. Por kush nuk ka, kandidati tjetër po por pazar nuk ka me askënd”, tha Mikullovci.

Sipas tij Kadri Veseli është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje pasi që siç tha ai një kryetar Kuvendi që ka ra bashkë me Qeverinë është i papranueshëm.

***

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ata të LAA-it kanë filluar të hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku për sot është paraparë që të vazhdojë seanca konstituive, në të cilën nuk do të marrë pjesë koalicioni PAN, koalicion ky që ka të drejt ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe, ata po kërkojnë një konsultim në mes shefave të grupeve për seancë.

Image

Koalicioni PAN definitivisht nuk shkon në seancën konstituive që është paralajmëruar për sot.

Deputeti Bekim Haxhiu nga PDK-ja tha se ashtu siç është vendosur dje, përfaqësuesit e koalicionit PAN nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

“I mbetet kryesuesit të seancës që të konsultohet me partitë parlamentare e më pas të caktojë seancë. Ne kemi vendosur që mos të shkojmë”, tha Haxhiu.

Seanca që është caktuar të mbahet sot ka të vetmen pikë të rëndit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

E drejta për kryetar të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues në që këtë rast është koalicioni PDK-AAK dhe Nisma.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 vazhdon seancën konstituive, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhen organet drejtues të Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët.

Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN-it.