Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë koalicionin PAN dhe nëse do të marrë pjesë në punën e Kuvendit të Kosovës.

Zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq i ka thënë ‘B92’, se nuk do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër e as koalicionin e Partisë Demokratike.

 “Lista Serbe dëshiron të jetë një subject konstruktiv politik. Unë e përsëris se ne nuk duam të jemi pengesë e formimit të institucioneve në Prishtinë, megjithatë pjesëmarrja në vazhdimin e seancën konstituive varet ekskluzivisht nëse krijohen kushtet për formimin e Kryesisë së Kuvendit”, është shprehur Simiq, transmeton lajmi.net.

Më herët është raportuar se Lista Serbe do të marrë pjesë në seancën e ardhshme dhe se do ta mbështesë koalicionin PAN.