Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me nismën e ministrit Sugarevski, drejtorit Tunxhev tha se punon në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet të mundësojë realizimin e kësaj mase.

“Kjo do të thotë se në rast kur nga Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, tha Tunxhev.

Ai paralajmëroi ulje edhe në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave nga Agjencia e Kadastrave, si dhe kompensimin të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të të drejtave të caktuara.

Lidhur me koston e fletë pronësisë, drejtori Tunxhev tha se ende bëhen analiza për çmimet e shpenzimeve dhe pret nga raporti i shërbimeve të shihet kjo si do të pasqyrohet në konstruksionin financiar të kadastrës. Pas analizave të bëra, siç paralajmëroi, do të dalin me informacion nëse do të ketë ulje të çmimit të fletëpronësisë.

Ministri Sugareski theksoi se me uljet e tilla të çmimeve të shërbimeve të cilat janë në kompetencë të Agjencisë së Kadastrave përmbushet edhe një premtim i dhënë para qytetarëve.

Në takimin e sotëm është konfirmuar se duhet të kthehen edhe një pjesë e autorizimeve që firmat private gjeodezike i kanë pasur paraprakisht lidhur me të drejtën e kryerjes së punëve në terren për nevojat e njësive për vetëqeverisje lokale dhe institucionet e pushtetit qendror të cilat deri tani i ka pasur Agjencia e Kadastrës. Me qasje të tillë, vlerëson ministri Sugareski, do të përshpejtohet dhënia e shërbimeve dhe do të rritet konkurrenca.

Në takim është biseduar edhe për çmimin e tregut që i ofrojnë firmat private gjeodezike.

“U dakorduam kufiri më i ulët i çmimit të shërbimeve të mbetet i rregulluar si deri tani, ndërsa çmimi më i lartë do të rregullohet në pajtim me kushtet e tregut”, tha ministri Sugareski.

Është biseduar edhe për nevojën nga zbutja e politikës ndëshkuese dhe vendosjen e masës paralajmërim.