Linkin Park ka bërë të ditur se do të organizojë një event special në Los Anxheles në përkujtim të vokalistit të ndjerë të grupit, Chester Bennington.

Grupi i famshëm e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, me ç’rast edhe kanë falënderuar fansat për mbështetjen që kanë treguar pas humbjes tragjike të Bennington.

“Donim t’ju falenderonim për dashurinë e madhe që keni treguar, gjë që na ka bërë më të fortë gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ne të pestë e vlerësojmë mbështetjen në një kohë që po shërohemi dhe po ndërtojmë të ardhmen e Linkin Park. Po organizojmë një event publik në Los Anxheles për të nderuar kujtimin e Chester. Do të publikojmë detaje së shpejti”, shkruan grupi muzikor.

Chester Bennington vdiq në moshën 41-vjeçare, më 20 korrik, pasi vari veten me një rrip në shtëpinë e tij, në Kaliforni.

Ai la pas bashkëshorten Talinda dhe 6 fëmijë, 4 djem e 2 vajza.