Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një intervistë dhënë në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjekët politikisht. Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi.

Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë  institucionet.

“Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesën të deklarimet tona , dhe se kur mesazhi nuk duhet të kalojnë në manipulime.

Bllokues politik Limaj thotë se janë të gjitha partitë politike, e në veçanti tha ata që kanë fituar më së shumti. Tri partitë kryesore që janë në koalicion  kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale, deklaroi Limaj në RTK.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK të vendos se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.