Kryetari i Nismës Fatmir Limaj shprehet optimist se deri në fundjavë Kosova do ta ketë Kuvendin dhe Qeverinë.

Sipas tij, pritet që përfundimisht të ndodh krijimi i institucioneve të vendit.

“Më 24 gusht ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht krijimi i institucioneve, ftoj të gjithë se sa ma shpejtë të lehtësojnë krijimin e institucioneve e më pas të ndodh edhe ai i Qeverisë. Jam optimist që deri në fundjavë Kosova do ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë e konstituuar”, tha Limaj në konferencën e mbajtur për media ku edhe u zyrtarizua kalimi i Shukri Bujës në Nisma.

Ndërkaq shtoi se kushdo që dëshiron  të bëhet pjesë e tyre, derën në Nisma e kanë të hapur.

Thotë se Shukri Buja i cili braktisi PDK-në për t’iu bashkuar atyre, është në shtëpinë e tij.

“Ne jemi shumë të gëzuar, ai ka ardhë në shtëpinë e tij s’ka asnjë dallim. Jemi subjekt me identitet politik e cila po promovohet anë e mbanë Kosovës, ne do ta fuqizojmë partinë tonë”, shtoi Limaj, derisa e bëri të qartë se nuk bëjnë kompromise me parimet e tyre partiake.

Tha se kanë dallime partiake me forcat tjera politike por se punojnë për interesin e vendit. /Express/