Zv/kryeministri për implementimin e MO-së Hazbi Lika sot nga Ohri ka prezantuar ligjin për gjuhën shqipe të cilën tashmë qeveria e kaloi në seancën e fundit.

“Qeveria tregoi se është e gatshme të çojë proceset përpara, përveç gjuhës në javën që lëmë kjo qeveri arriti edhe një marrëveshje të madhe për fqinjësi të mirë si është ajo me Bullgarinë dhe me këtë dëshmohet se kjo qeveri ka forcën dhe guximin për të çuar proceset aty ku synojmë të gjithë. Ligji përmbush gjitha nevojat e komuniteteve, pa cenuar të drejtat e njëri -tjetrit dhe presim që Parlamenti dhe deputetët të reflektojnë në këtë ligj pasi jemi përjekur në gjitha aspektet të mbrojmë gjitha dokumentet kryesore të shtetit dhe të gjejmë mundësinë e realizimit të këtij ligji”, ka thënë Lika.

Dekleratën e Zv.kryeministrit Hazbi Lika mund ta ndëgjoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.