Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemit Politik, Hazbi Lika, duket që nuk vuan nga kompleksi vetijak. Në faqen zyrtare të Sekretariatit për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemit Politik, vazhdojnë të qëndrojnë informacione nga pararendësit e tij, Festim Halili dhe Musa Xhaferi.

Nga vrojtimi i redaksisë sonë rezulton që Lika ka vazhduar me informacionet nga aktivitetet e veta, por nuk ka prekur arkivin e faqes. Madje, edhe në faqen ballore, ende qëndrojnë aktivitetet e dy pararendësve të tij.

Këtë kompleks duket që nuk e ka edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani. Edhe ky i fundit, nuk ka prekur arkivin e faqes dhe në të mund të gjindet lajme mbi aktivitetet e pararendësve të tij, Arbër Ademi dhe Fatmir Besimi.

Për më tepër klikoni në faqet:

http://www.siofa.gov.mk/

http://www.sep.gov.mk/sq/

Global