Ushtria libaneze njoftoi sot në mëngjes fillimin e ofensivës së saj për të larguar grupin xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në lindje të vendit, pranë kufirit sirian, ku po bën disa vite që është vendosur.

“Në emër të Libanit, në emër të ushtarëve libanezë të kapur robë, në emër të martirëve të ushtrisë, njoftoj se operacioni agimi i ditës filloi”, deklaroi shefi i ushtrisë, gjenerali Joseph Aoun.

Grupi Shteti Islamik që është vendosur në Siri dhe Irak në vitin 2014 arriti të hynte edhe në rajonet malore në lindje të Libanit, duke shkaktuar shumë sulme terroriste dhe luftime me ushtrinë dhe lëvizjen shiite Hezbollah.