Një ditë pasi u shua plotësisht vatra e zjarrit në malin e fshatit Bërzanë në Lezhë, flakët janë rishfaqur edhe me më shumë intensitet duke rrezikuar edhe banesat. Vatra u shfaq në orët e mesditës të së martës, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme kjo e ndihmuar dhe nga era e forte.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit si dhe punonjësit e shërbimit pyjor pranë Bashkisë Lezhë. Ata janë vendosur pranë zones së banuar për të mbrojtur banesat nga flaket të cilat kanë marrë përmasa të frikshme.

Duke para situatën që po përkeqësohet emergjencat civile pranë prefekturës në Lezhë pritet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë dhe ndërhyrje nga ajri për shuarjen e këtij zjarri.

Një ditë më parë autoritet raportuan se zjarri në këtë zonë ishte shuar plotësisht. Nuk bëhet e ditur nëse flakët e shfaqura ditën e martë janë riaktivizim i vatrës së mëparshme, por bëhet fjalë për vatër të re zjarri.

Lezha këtë verë është përfshirë nga një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri, për shkak të zjarrvënës së qëllimshme por edhe temperaturave të larta.