Ndërkohë që zjarret vazhdojnë zgjerohen me intensitet të shtuar nga të gjitha anët, politika po sforcohet të gjejë tema debati artificiale, për t’u dukur sikur edhe ajo ka shqetësimin e saj për këto çështje. Mbase edhe mund të gabojmë kur themi se dikush bën të pamundurën pë tu përballur me zjarret për ti shuar ata, e ca të tjerë po kënaqen duke zgjatur e ”fërkuar” duart, e duke u ”ngrohur” në zjarrin që po na djeg të gjithëve. Nuk është koha për t’u fryrë zjarreve për përfitime politike, por është koha për të shprehur solidaritet me çdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata vullnetarë, të cilët sakrifikojnë gjithçka, duke vënë edhe jetëne tyre në rrezik për të shpëtuar pyjet, shtëpitë dhe jetët e çdo banori. Po si duket fatkeqsisht ka edhe nga ata që u fryjnë këtyre zjarreve duke akuzuar një kryetar komune, ministër apo një qeveri të tërë, nëpermjet ca germave që mezi i shkruajnë në fejsbuk, e që nuk i pamë kurrë me lopatë në dorë, me ndonjë kovë ujë, ose së paku me një fjali që të mbështeste ata djem që po ju zihet fryma në përpjekje për të mbajtur zjarret në kontroll. Është vërtetë për të ardhur keq kur ” hija, disa personave të vegjël u paraqitet e madhe”, e që me aq lehtësi mundohen të gjejnë fajtorë. Sigurisht se fajtor ka shumë, por politikë me zjarre e përmbytje tash shofim edhe më shumë. Kur edhe një ”axhami”, aktron e merr guxim që njerëzve që janë kompetent dhe që kanë të gjitha pajisjet e duhura për tu ballafaquar me zjarre tu vendos ultimatume , e ndërkohë krekoset se do ta shuaj zjarrin duarthatë, nëse deri ora 12 nuk intervenojnë, nuk është gjë tjetër veçse marrëzi edhe hipokrizi e llojit të vetë , për një njeri që pretendon nesër votën ta kërkon. © fol.mk