Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dërgoi letër ngushëllimi deri te Madhëria e tij, Felipi VI, Mbreti i Mbretërisë së Spanjës, me rastin e aktit terrorist në Barcelonë.

“Me keqardhje e morën lajmin për aktin brutal terrorist në Barcelonë në të cilin jetën e humbën shtetas të pafajshëm spanjollë dhe të huaj, ndërsa numër i madh morën lëndime të rënda dhe trauma nga sulmi i tmerrshëm. Shqetësimi nga ky lajm i trishtuar është edhe më i madh për shkak se edhe një qytetar i Republikës së Maqedonisë është ndër personave të lënduar nga akti i njëjtë i përgjakshëm”, shkruan Ivanov në letrën me ngushëllim.

Në këto momente të rënda të dhembjes së madhe, presidenti Ivanov në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin e tij personal shpreh ngushëllim më të sinqertë dhe të thellë.

“Republika e Maqedonisë më ashpër i dënon aktet e tilla të tmerrshme të dhunës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe shpreh ngushëllim dhe solidaritet me vendet të cilat janë prekur nga akti i tillë monstruoz të terrorizmit. Ky është krim global me të cilin të gjithë kemi për obligim të luftojmë, kemi përgjegjësi ta parandalojmë, pengojmë dhe çrrënjosim që të mos pësojnë jetë të pafajshme. Ngjarja e tillë e tmerrshme është përkujtim se duhet të investojmë përpjekje kolektive për parandalimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm dhe të mos lejojmë vlerat tona, demokracia dhe liria të jenë cak i kërcënimeve dhe rreziqeve nga terrorizmi, druajtja dhe urrejtja”, thekson presidenti Ivanov.