Nga Sulejman Mehazi

Mik i respektuar Remzi Salihu, adhurues i artit të mirëfilltë, kritikues i shundeve, kiçeve e kopypasteve artistike, shkrues i trajtesave, esejeve e artikujve teorike letrare, përkthyes i poetëve gjerman në gjuhën shqipe, e shumë përmbledhjeve poetike të tua të botuara herët, që nga vitet -80-ta të shek. të kaluar. E di se të brengosin shkrimet e ndryshme, hallakamë, nëpër f.b. e portale të shumta

elektronike pa një çik kriteri redaktorial gjuhësor e ortografik. S’ke ç’të bësh mik, kot e ke, koha e bën të veten, tani çdo kush mund të shkruajë e të publikojë çfarë ti teket, vlerë e pavlerë, shund e kiç, plagiaturë e kopypatsturë, gënjeshtra e pallavra, shpifje e sharje, poezi e prozë, patriotizëm e fetarizëm, mençuri e urtësi, fjalë e llafe, selfie e pije, e shume…shume..

Kohë e postmodernes, mik i nderuar Remzi Salihu, ku e keqja dhe e mira janë tok, janë në luftë njëra me tjetrën se kush do fitonte, e keqja apo e mira; ku vlera e së keqes lufton pēr të mposhtur vlerën e së mirës. Varet se nē cilën anë jemi , në anën e së mirës, apo në atë të së keqes postmoderne. Prandaj duhet shkruar, e jo heshtur, luftuar e jo dorëzuar, jo kritikuar me fjalë, por me performancë shkrimore.

Fitorja e këtyre tollovive, e këtij çulli postmoderne mposhtet me performancë shkrimesh intelektuale, politike, artistike e kulturore, jo me verbalizëm të zbrazur të llojeve: mjaft shkruani, ku keni qenë më parë, na keni mērzitur me këto shkrimet tuaja të përditëshme pa farë kriteri e redakture. Mik i nderuar Remzi, po a se vëreni e kuptoni, ë, se vet postmodernia është  pa kritere, pa rregulla jetësore, arsimore, politike, kulturore e artistike, ku të pa aftët bëhen të aftë, tē aftit të pa aftë, të pa diturit të ditur, të diturit të pa ditur. Kohë e klaneve e pishmaneve, e magjistraturave e doktoraturave pa kritere shkencore, kohë e analfabetëve të shkolluar e të shkolluarve analfabetë, e patriotëve spiuna e spiunave patriotë, e gënjeshtarëve të sinqertë e të sinqertëve gënjeshtarë. Prandaj shkruajmë, sepse s’jemi mirë, sikur të ishim  mirë, t’i kishim kushtet e mira familjare sikurse ju që i keni, për besë, nuk do shkruanim fare, n’qejfe e n’qejfe do shkonim, n’pije e n’pije, n’shëtitje e n’shëtitje, n’hahenge e n’hahenge. Prandaj shkruajmë, i dashur Remzi Salihu, shkrimet na ngushëllojnë, na mashtrojnë për t’i nxjerrur të kēqiat e pikëllimet, s’kemi kah t’ia mbajmë, e jo pēr të na njohur, për t’u popullarizuar e për t’u bërë me famë. Koha jonë ka kaluar për famë e emër. Ju e dini se ne jemi mistik, e dini se për, ne,  i madh është, ai, që jep jetë e vdekje, e Ai ështe Zoti e askush tjetër.

Me respekt!