Arsenal sonte (e premte) starton kampionatin e ri në Ligën Premier.Ekipi londinez ka mirëpritur sot Leicester Cityn për ndeshjen e tyre, ndërsa shumë të entuziasmuar duket të kenë qenë shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka që luajnë për këtë skuadër.Ky i fundit në ndeshjen e sotme ka edhe një përkrahje të madhe në publik.

E fejuara e tij Leonita Lekaj ka marrë rrugën nga Gjermania në Londër, për të ndjekur ndeshjen e parë të të fejuarit të saj në Ligën Premier.Ajo ka ndarë me fansat e saj në InstaStory disa imazhe, përmes së cilave tregon se ndodhet shumë pranë dhomës së Arsenalit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Ndryshe, muajin e kaluar çifti Xhaka dhe Lekaj kanë qenë shumë të përfolur për një martesë të tyre, e cila mesa duket do të ndodhë më vonë….