Leo Messi është bërë vetëm lojtari i dytë që shënon më shumë se 350 gola në Ligë me të njëjtin klub, që nga koha e Gerd Müller me Bayern Munich, që kishte realizuar 365 gola.

Leo Messi po shkëlqen ndaj Alavesit, ku deri më tani ka realizuar dy gola.

Pas këtyre dy golave, Messi shkoi në kuotën e 351 golave në Ligë në vetëm 384 ndeshje, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në top pesë ligat Evropiane që arrin një shifër të tillë me të njëjtin klub.

I pari është Gerd Müller me 365 finalizime në Ligë me Bayern Munich