Një punëtor në minierën për plumb dhe zink “Bulmak” në Zletovë dje u lëndua gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 10. Janë lënduar D.S. (43) nga Probishtipi i cili me automjet ambulance në pronësi të minierës është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Probishtip, prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transportuar në Qendrën Klinike Shtip. Për shkak të karakterit të lëndimeve, me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore, është transportuar edhe mbajtur në Qendrën Klinike Shkup. Për karakterin e lëndimeve, mjeku kujdestar do të prononcohet në mënyrë shtesë. Merren masa për pastrimin e plotë të rastit.