Legjia përgatit mirëpritjen e Morinës!Sipas gazetës së sotme më të zëshme të Beogradit “Alo”, Milorad Lukoviq, i njohur si Legjia, anëtar i klanit famëkeq të Zemunit, i burgosur në burgun e Zabelit, për vrasjen e ish kryeministrit Zoran Xhinxhiq dhe për krime të tjera ndaj njerëzimit, pas informatave se ndoshta shqiptari do të ishte fqinji i tij tha me shaka, se po ia përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur”. Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar në lidhje me “vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, duke bërë thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve, që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Morinës në Serbi”. Nga Sevdail Hyseni- Bota sot