Ledion Liço dhe Sara Hoxha prej pak muajsh janë bërë prindër për herë të parë.

Mërrëdhënia e tyre disa-vjeçare u bekua me ardhjen në jetë të London Noor, vogëlushit të adhurueshëm që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Dy personazhet e njohur i kushtojnë herë pas here statuse dashurie njëri-tjetrit, por deklarata e Ledionit ditën e sotme i ka tejkaluar të gjitha.

I ftuar në Energy Radio ai ka rrëfyer përballë Julka Gramos dhe Arjon Muçës ndër të tjera edhe jetën familjare dhe marrëdhënien me mamanë e djalit të tij, Sarën.

“Mua dhe Sarën na ka lidhur universi. Për të mund të flisja pambarimisht, por është një nga ato momentet që çdo fjalë të duket e kotë. Është marrëdhënia më e rëndësishme që kam pasur dhe kam” ka thënë ai në bisedën në radio të zbardhur nga ‘Anabel.al’.

“Për mua ajo është më e rëndësishmja. Ka njërëz që mendojnë gjëra të ndryshme për lidhjen tonë, por s’është kështu. Unë aty ku jam do të qendroja si me Sarën si pa Sarën, sepse këtë e kam zgjedhur unë. Ajo më pranon siç jam. Unë ndihem si 4-vjeçar para pjekurisë së saj. Po rrisim njëri-tjetrin” shtoi ai duke lënë të gjithë dëgjuesit me siguri me gojë hapur.