Deputetja e LDK-së, Mirjeta Kalludra ka treguar se sot kryesia e degës së LDK-së në Klinë ka nominuar kandidatin për kryetar të Komunës së Klinës, Besim Hoti.

“Urime dhe suksese të përbashkëta kandidatit për kryetar Besim Hoti, strukturave dhe elektoratit të LDK-së në Klinë. Së bashku për rikthim të fitorës së LDK në Klinë”, ka shkruar Kalludra në FB.