Lazio është fituese e Superkupës së Italisë për vitin 2017 pasi e mposhti 3:2 Juventusin në “Olimpico” ku minutat e fundit ishin dramë e vërtetë.

Lazio e ka mposhtur Juventusin 3:2 për ta fituar Superkupën e Italisë për vitin 2017, duke shokuar “Zonjën e Vjetër”, që ishte favorite absolut për ta fituar këtë trofe dhe për ta nisur sezonin mbarë.

Heroi i Lazios ishte sulmuesi, Ciro Immobile, që shënoi dy golat. Fillimisht nga penaltia në atë të 32’të, e më pas edhe në atë të 54’.

Juve u kthye furishëm duke shënuar dy gola përmes Paulo Dybalas, 85’ dhe 90’, por krejt në minutën e fundit shtesë, shënoi Alessandro Murgia për rezultatin përfundimtar 2:3, duke fituar kështu Lazio Superkupën e Italisë.