Përshëndetje “Shkëndija”!

Më vjen shumë mirë që fluturimi sot na qëlloi në të njëjtën kohë.

Ju fluturoni drejt Milanos ndërsa unë drejt Dyzeldorfit por patjetër që ditën e ndeshjes suaj me Milan-in, takohemi së bashku në ‘San Siro’.

Të dashur futbollistë, kam kënaqësinë që po ju shikoj me këtë pamje të bukur, me një veshje uniforme, siç u ka hije skuadrave të mëdha kur nisen drejt sfidave të nivelit më të lartë që njeh futbolli europian.

Përshëndetje të veçantë patjetër që meritoni ju stafi teknik i Shkëndijës, nën udhëheqjen e trajnerit Qatip Osmani, i cili tashmë po e drejton skuadrën e tij të guximshme edhe në arenat europiane përballë skuadrave elitare të futbollit botëror, siç është Milan.

Pra kështu siç po ju shoh të shoqëruar edhe nga presidenti i klubit Visar Bexheti, kam kënaqësinë të gjithëve së bashku t’ju uroj fluturim të këndshëm.

Me besimin e plotë që kam ndaj jush, uroj gjithashtu që në përballjen me Milanin, me guxim e mençuri, në fushën e gjelbër ta jepni maksimumin dhe të dilni që andej, kryelartë, me dinjitet e me fitore!