Jose Mourinho do të largojë edhe një lojtarë para përfundimit të afatit kalimtar

Mesfushori brazilian, Andreas Pereira do të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Manchester Unitedit.

Lojtari pritet të kthehet në La Liga, por kësaj radhe te skuadra e Valencias, ndërsa sezonin e kaluar ishte në Granada.

Sipas Cadena Ser, Valencia vetëm kërkon huazimin e thjeshtë një vjeçar, pa të drejtë blerje në fund të vitit.