Portali rus Sputnik ka evidentuar një lapsus gjatë fjalës së Kryeministrit malazez, Dushko Markoviç, në pritjen për nder të zv.Presidentit amerikan.

Kryeministri malazez i përfshirë nga emocionet ka ngatërruar hotelin Hilton me mbiemrin më “të urryer” për Donald Trump, Clinton.

Lapsusi ndodhet në minutën 3:46 minuta.në videon bashkëngjitur.

Duke folur në samitin e Kartës së Adriatikut, Markoviç në vend të hotelit Hilton ku mbahet takimi tha Clinton, çka e ka shastisur paksa zv.presidentin amerikan Mike Pence.