Milan ka ofertë nga Fenerbahce për shitjen e Gustavo Gomez për 10 milionë euro.

Gustavo Gomez do të largohet nga Milan në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se një delekacion i klubit turk, Fenerbahce, ka mbërritur në Itali për të finalizuar bisedimet për transferimin e tij.

Gomez mund të largohet nga Milan nëse klubi nga San Siro pranon ofertën me vlerë prej 10 milionë euro nga Fenerbahce, përcjell “lajmi.net”.

Fenerbahce po ashtu ka shprehur interesim për transferimin e një tjetër futbollisti nga Milan, mbrojtësit Gabriel Paletta.