Agjenti i Gabriel Paletta konfirmon se do të “përpiqet që sot të mbyllë negociatat me Lazion” , nëse konfirmohet se Milan dëshiron ta shesë mbrojtësin veteran.

Mbrojtësi italian nuk është në planet e Montellas për sezonin e ardhshëm dhe ai shumë shpejt pritet të largohet nga “San Siro”, shkruan “Football-Italia”,

“Sot do të takohem me drejtues të Milanit për të parë nëse ata me të vërtetë dëshirojnë ta shesin lojtarin. Nëse përgjigja është afirmative atëherë unë do të përpiqem të kontaktoj me Lazion dhe ta mbyll marrëveshjen e transferimit”, shpjegoi për Tuttomercatoweb, agjenti i Paletës, Martin Guastadisegno.