Denis Suarez afër transferimit në Serie A.

Denis Suarez mund të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Serie A.

Napoli është gati të ofrojë 35 milionë euro për spanjollin, klauzola e të cilit është 40 milionë euro, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Denis u rikthyer në “Camp Nou” nga Villarreali verën e kaluar, por ka bërë vetëm 20 paraqitje në sezonin 2016/17.