Mediat britanike raportojnë se Sanchez i ka orët e numëruara te Arsenali dhe këtë e vërteton më së miri përshëndetja që i bëri tifozëve në “Anfield”.

Arsenali është turpëruar nga Liverpooli në “Anfield”, duke u mposhtur 4:0.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti sulmuesi, Alexis Sanchez, për të cilin raportohet se ishte ndeshja e fundit me fanellën e “Topçinjve”.

Madje, janë shtuar edhe më shumë zërat pasi kiliani përshëndeti tifozët i ulur në stol, si lloj lamtumire.

Legjenda e “Topçinjve”, Thierry Henry, nuk garanton qëndirimin e Sanchezit. Ai nuk e fajëson aspak kilianin nëse vendos ta bëjë këtë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

“Pse të qëndroj edhe më tej këtu kur shikoni paraqitje të tilla? Kjo është pse lojtarët nuk po i rinovojnë kontratat”, u shpreh Henry pas ndeshjes në “Anfield”.

Sanchez, për të cilin insistojnë Manchester United e Manchester City, ka edhe një vit kontratë me “Topçinjtë”.

Për të mos e humbur verën e ardhshme me parametra zero, pasi Sanchez po e refuzon rinovimin e kontratës, Arsenali mund ta lejojë të largohet këtë afat kalimtar.