Urim SALIU

Eshtë fundi i një stine. E premte. Dita nis me një lajm të zi.Gazmendi i ri, djali i vetëm, nuk ia doli në dyluftim me vdekjen, këtë përbindësh që s’pyet për moshë.Që nuk ka mëshirë të merr një jetë të re.Nuk kishte mëshirë të merrte Gazmendin e dashur për të gjithë .Kishim shpresë se do ia dilte.Luteshim të gjithë.Luteshim edhe për mikun tonë të shtrenjtë Isnirizën, këtë njeri human, të çiltër dhe kaq të mirë t’i kthehej dashuria më e madhe që e ka në thellësinë e tij, t’i kthehej gjëja e vetme më e madhe që kishte, ti kthehej Gazmendi i tij i vetëm ,por…

Që kur ke ikur , unë nuk jam më i njëjti njeri që kam qenë më parë -tingëllojnë të dhimbshme këto vargje që bartin trishtimin e një mungese.Kaq e pamëshirshme është vdekja sa nuk zgjedh moshë, nuk përfill lutjet e askujt .Atë që ka vendosur t’a merr nuk bën asnjë kompromis.Në fakt në një mënyrë ose tjetër ajo do n’a merr të gjithëve një ditë, s’mund ti mbyllin sytë përa atij kërcënimi që n’a merr ditët, n’a merr përgjithmonë një ditë.

Jemi udhëtarë të përkohshëm .Derisa frymojmë, janë plot dashuri dhe pasione që n’a joshin ndërsa një ditë mbaron çdo gjë.Por lamtumirat janë të dhimbshme .Të tretin me kujtimet, me gjërat e jetuara bashkë.

Iku edhe një jetë e re.E treta për pak muaj.Sllatina sërish pushtohet nga zia.Isniriza, miku im i shtrenjtë ne nuk kemi as forcë dhe as fjalë të të shprehim ikjen e Gazmendit tënd të shtrenjtë.Isniriza , miku im i shtrenjtë, njeri kaq i çiltër, kaq i drejtë ,s’mund t’a besojmë këtë tragjedi që n’a djeg të gjithëve.Vetëm para pak ditësh jeta të dha gjërat më të cmuara kur Gazmendi u kurrorëzua me fatin e jetës së tij.Atë mbrëmje që nuk harrohet gjithë jetën,ndrësa atë 18 gusht cdo gjë u tret .

Pas shumë ditësh , në betejen me vdekjen, Gazmendi dha frymën e fundit të premten.Një tjetër lajm i trishtë po aq sa shokues.Miku im Isniriza, e dij se diçka të përvëlon brenda në thellësitë tua, por ne jemi pranë teje të gjithë në këto momente dhimbjeje.Miku ynë i shtrenjtë humbe të vetmin që kishe .E dijmë që dhimbja e një botë të tërrë është brenda teje, por duam të gjesh forcën për t’a përballuar këtë tragjedi që na ka vrarë të gjithëve .