Chelsea dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për transferimin e anësorit anglez, Alex Oxlade-Chamberlain

Anglezi Alex Oxlade-Chamberlain do të largohet nga Arsenal për të vazhduar karrierën e tij në Chelsea.

Lajmi është konfirmuar nga Sky Sports, ku thuhet se të dy skuadrat kanë rënë dakord për transferimin e Chamberlain për 40 milionë euro.

Chamberlain do të bëhet kështu përforcimi i katërt i Chelseat gjatë kësaj vere pas Rudiger, Bakayoko dhe Alvaro Morata.