UEFA ka dhënë dritën e gjelbër, Lucas Biglia dhe Leonardo Bonucci tani mund të luajnë për Milanin.
Tani do të luajnë edhe dy blerjet e reja të Milanit, Lucas Biglia dhe Leonardo Bonucci pasi klubi italian ka siguruar garancitë bankare, lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.
“Football-Italia” raporton se garancitë kanë ardhur nga banka Ifis dhe dy lojtarët tani do të regjistrohen në UEFA për të luajtur kundër Shkëndijës në “play-off” të Europa League.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 gusht në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa ndeshja e dytë në Shkup më 24 gusht.