Procesi gjyqësor për lagjen e trimave në Kumanovë filloi me fjalën e fundit të palës mbrojtëse. Avokatja Artene Iseini tha se gjithë procesi është i montuar dhe organizatorët e vërtetë lëre që nuk janë akuzuar por as nuk janë pranuar si dëshmitarë. Ndërsa nga fillimi i procesit janë bërë shkelje të procedurave hetimore që kanë pamundësuar një proces të drejtë. Ajo madje tha se shumë dëshmitarë që kanë qenë kyç për procesin, janë refuzuar nga ana e gjykatës.

Nëse prokuroria dhe gjykata pretendon që në këta rrethana të përmbyllë procesin gjyqësor për rastet e dhimbshme të pranverës së vitit 2015, atëherë ne do të kërkojmë rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjithë dëshmitë të propozuara të mbrojtjes me qëllim zbulimin e organizatorëve të vërtetë. Gjykata qytetarëve të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund të ju ofroj vetëm një gjysmë të vërtet të shtrembëruar të rasteve në fjalë, opsioni i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishëm më mbetet të kërkojë lirim të gjithëve të akuzuarve – u shpreh Artene Iseini, avokate.

Seancën e sotme gjyqësore e bojkotuan të akuzuarit Valedet Zekaj, Shefqet Hallaqi, Lirim Demiri, Fatmir Reçica ,dhe Nasuf Beqari.

E kupon fjalën bojkot? Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranuar as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dimë me ditë se kush na ka tradhtuar, ju më dënoni sa të doni – u shpreh Valdet Zekaj, i akuzuar.

Seanca për fjalët përfundimtare të avokatëve do të vazhdojë nesër. Sipas dinamikës, gjithë procesi gjyqësor pritet të përfundojë në fund të tetorit./alsat-m