Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, i është kundërpërgjigjur të shumëpërfolurit këto ditë, për një kandidaturë për kryetar komune në Mitrovicë, Fehmi Ferati.

“Ruajuni prej atyre që bamirësinë e bëjnë publike”, kishte deklaruar Ferati ditë më parë, pasi kishte dhënë një mendim se si të dilet nga kriza politike në vend.

Për këtë është prekur deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri.

“Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetëm se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundësi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarinë time ndër vite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ky është reagimi i plotë i Tahirit:

“Ju lutem publik e ju popull që keni ndihmuar, shikoni fotot që i kam publikuar, shkrimin e këtij Fehmiut dhe shkrimin tim!
Faleminderit Fehmi Ferati për këtë shkrim të pa vertetë!Nëse e keni bërë për mua? Atëherë kam dy fjalë për ju!

Fehmi, shko e pyeti familjet që ua kthyem fëmijët e shëruar prej Kancerit, se a i ka bërë Labinot Tahiri bamirësitë publike për të ma kompensuar me vota , apo vetem se nuk kanë pasur derë tjetër ku të shkojnë sepse në shumë raste as Shteti nuk ka pasur mundesi te ia dalë… për këto ke fakte e dini mirë veprimtarine time ndervite sepse me ke pasur në emisione të ndryshme!
O Femi shoku, po ta bëja me kompensim votën, atëherë ish dashtë me Miliona vota të marrë nga ata persona që kanë dhënë para dhe familje që kemi çliruar nga jeta e keqe që e bëjnë në këtë vend.Unë nuk mund të jem asgje përveq një Shërbetor i tyre.
Ato bamiresite qe i kam bërē, i kam bërë publike se janë para të popullit e nuk janë para të Babes Islam! Ato qindraaaa mijera euro janë të gurbetçarëve nuk janë te miat!!! Qysh mos me i bo publike kur populli do llogari.

“Ah moj Kosova ime ishalla nuk ma sjellin diellin mbi krye, po ma rënduan kokën shumë, do më dhimsesh nëse të lë ty”” (sic), ka shkuar Tahiri.