Burimet kanë thënë për Klan Kosova se një nga kushtet e AKR-së për PAN-in është që Labi të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Sipas tyre, nëse nuk do ta merrte këtë përkrahje, Tahiri nuk do të garonte fare për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i këngëtarit për t’i hyrë politikës.
Nëse nuk arrihet marrëveshje në mes të PAN e AKR-së, në vend të Labit, që do të vazhdojë si deputet i AKR-së në Kuvend, për kryetar komune nga kjo parti pritet të garojë, Amir Rexhepi, sekretari i Aleancës Kosova e Re.